“Porsche”, pranga kontrabandistit; mbi 2 milionë lekë detyrime të papaguara

09/03/2016 09:25

Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë finalizuar mbrëmjen e së martës operacionin e koduar “Porsche”, kundër kontrabandës së mallrave.

Sipas një njoftimi zyrtar, në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet H.T, nën akuzën e kontrabandës dhe shkeljes së të drejtës së pronësisë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 6330 syze të markave të ndryshme si “Guess”, “Puma”, Versace”, “Porsche” dhe Ray-Ban”.

Sipas njoftimit, nga kontrabanda personi i arrestuar, i identifikuar me inicialet H.T, kishte shmangur një detyrim doganor prej 2.2 milionë lekësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA