Komisioni i Garancive Statutore: Për kryetarin vendos Kongresi

08/03/2016 19:55

Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste vendosi se “Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”.

Duke interpretuar statutin, ky komision mbërrin në përfundimin se, “Kongresi Zgjedhor i thirrur mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë”, apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese”.

Pas vendimit ka reaguar deputetja Mimoza Hafizi, sipas të cilës, “Komisioni i Garancive Statutore nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4-vjeçar i kryetarit të PS është shkelur”. “Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim”, ka thënë Hafizi.

Top Channel