Meta, takim me përfaqësues të Bundestagut

07/03/2016 22:15

Ditën e martë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të presë në një takim një përfaqësues të Parlamentit gjerman.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit, Meta do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me anëtarin e komisionit të mbrojtjes të Bundestagut, Florian hahn.

Në përfundim të takimit, që do të mbahet në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, Meta dhe Hahn do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Top Channel