Basha në Murqin: Fshat i braktisur nga qeveria

06/03/2016 11:15

Lulzim Basha ishte në Murqin, një fshat vetëm 23 km larg Tiranës. Në një bashkëbisedim me banorët e asaj zone, kreu i Partisë Demokratike dëgjoi kërkesat e tyre për investime në infrastrukturë, kanale kulluese dhe mbështetje për bujqësinë.

Fshatarët thonë se prodhojnë misrin me 350 lekë dhe e shesin me 300 lekë. “Ndonëse kërkojnë edhe qindarkën e fundit të energjisë, asnjë investim s’kanë bërë. Për 2 km tel dritash i kemi mbledhur vetë lekët se asnjë investim nuk është bërë nga OSHEE-ja, ndërkohë që faturat vijnë deri 9 milionë lekë”, tha një banor.

Sipas Bashës, situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedhë paratë e qytetarëve.

Top Channel