IKMT, aksion në Sarandë; shpërthim të kontrolluar ndërtesës 4-katëshe (video)

05/03/2016 00:00

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka realizuar këtë të shtunë një shembje me shpërthim të kontrolluar në Sarandë, për prishjen e një ndërtese.

Sipas një njoftimi zyrtar, operacioni i IKMT është kryer në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti, për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës numër 5, Loti 2 dhe 3.

Ndërtesa kishte katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në trupin e tij ishin hapur 200 vrima ku u vendosën 10 kilogramë lëndë eksplozive tip C4.

Operacioni i IKMT-së do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2-katëshe.

Top Channel