Kapshticë, asnjë përgatitje për refugjatët. Policia, kontrolle në kufi

03/03/2016 15:40

Një vit më parë në Devoll, afër pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, nga prefektura e Korçës u caktua një ish-repart ushtarak si vend për pritjen e refugjatëve sirianë, nëse ata do vinin nga Greqia.

Por aktualisht ndërtesa është në shfrytëzim nga një firmë mineralesh si magazinë hekurishtesh dhe nuk ka as kushtin minimal për të strehuar 500 persona, siç ishte parashikuar.

Ndërkohë, forcat policore vazhdojnë kontrollet në kufi.

Top Channel