“Unë mbroj fëmijët”, plan sensibilizimi kundër dhunës

01/03/2016 15:00

Nën moton ‘Unë mbroj fëmijët’ ka nisur sot një plan kombëtar, i cili do të zgjasë 3 muaj, si një fushatë sensibilizuese për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë dhune e abuzimi.

“Duam tu tregojmë të gjithëve se si veprohet në rast se shohim një fëmijë që abuzohet. Të kemit ë gjithë një ndjesi më të mirë që dhe në Shqipëri shoqëria reagon, jo vetëm në atë formën e dashurisë klasike shqiptare, në familje. Por të dimë dhe institucionet ku veprohet”, tha ministri Klosi.

Ministrja e Arsimit solli në vëmendje se nuk janë të pakta rastet kur mësuesit abuzojnë me nxënësit, ndaj duke kërkuar ndjesë ajo tha se kjo nismë do t’u shërbejë shkollës e komunitetit, për një edukim më të shëndetshëm.

“Lejomëni të dashur fëmijë t’ju kërkojë ndjesë, si një mësuese, si një drejtuese e arsimit të gjithë ato raste që janë të prapanueshme të dhunës verbale fizike e psikologjiike që ndodh në shkollat tona. Përmes ndjesës së madhe është dhe një ditë për të reflektuar fort e për të zhvilluar përgjegjësi të reja”, u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi është nismë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale, në bashkëpunim me shumë partnerë të tjerë, një plan i cili për tre muajt në vijim synon të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel