Koka: Kryebashkiakët të investojnë në mjedis përtej një mandati

01/03/2016 10:20

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shfrytëzuar konferencën “Rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve”, për t’i kërkuar kryebashkiakëve që investimet në mjedis t’i programojnë përtej një mandati.

“Investimi në mjedis përtej 1 mandati. Menaxhimi i pyjeve dhe mbetjeve duhet të jetë në prioritetin e përditshmërisë së kryebashkiakëve”, është shprehur ministri i Mjedisit.

Ligjet që bëjmë duhet të jenë të zbatueshme, u shpreh më tej ministri. I pranishëm në këtë konferencë është dhe zv.kryeministri Niko Peleshi, për të cilin z. Koka solli në vëmendje qytetin e Korccës, që është bërë një qytet model

Top Channel