Malltezi: Qeveria kundër BE-së, rikthen lejen mjedisore për disa biznese

27/02/2016 13:05

Partia Demokratike denoncon se qeveria ka rivendosur detyrimin e lejes mjedisore për 70% të aktivitetit ekonomik në vend, duke dalë kështu kundër direktivave të BE-së.

Kreu i departamentit të mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi thotë se BE ka shpenzuar 6 milionë euro për përafrimin e legjislacionit mjedisor shqiptar me direktivat për mejdisin në BE.

“Qeveritarët e korrupsionit na hiqen si më të ditur dhe më të përkujdesur për mjedisin sesa evropianet, dhe për të mundësuar rryshfetin shkuan deri në ndryshimin e ligjit të hartuar nga BE! Më datën 19.6.2014 Parlamenti kaloi ligjin Nr. 60/2014 “Për një ndryshim në ligjin NR. 10448, datë 14.7.2011, “Per Lejet e Mjedisit”, dhe detyruan të pajisen me leje mjedisore pikerisht ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE”, tha Malltezi.

Partia Demokratike kërkon shfuqzimin e këtyre amendimeve ligjore, duke i quajtur korruptive.

Top Channel