“Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi dhe degradimi”/ Rama: Kur mbillnim një pemë në Tiranë, njerëzit mblidheshin sikur po jepnim shfaqje Një ditë pasi byroja parlamentare përjashtoi për disa ditë tre deputetete të opozites, ndër to edhe Albina Dedën, Partia Demokratike deklaroi se u dënuan viktimat.
Albana Vokshi tha se mendimi i byrosë u morr me urdhër të Edi Ramës, të cilin e akuzoi veçanërisht për marrëdhëniet me gratë, duke iu referuar edhe fjalorit të përdorur sipas saj nga kryeministri në seancën e së enjtes.
“Edi Rama, në këtë mënyrë, nuk ka dhunuar vetëm dy kundërshtare të tij politike, por çdo grua shqiptare, çdo socialiste, çdo vajzë e nënë, me parti, pa parti. Çdo grua që sjell jetë, çdo grua që zoti e ka krijuar. Një akt i papranueshëm tradicionalisht, i papranueshëm aq më shumë sot në vitin 2016. Edi Rama, u tall e fyeu çdo grua e vajzë që i doli përpara në rrugën e tij. I shtyu drejt vetvrasjes nëna, gra dhe motra që s’përballonin dot arrogancën e pushtetit të tij.”, deklaroi Vokshi.
Kryeministri iu pergjigj demokrateve nga forumi I grave socialiste
“Unë jam feminist, se jam socialist. Por, duan s’duan, jam dhe artist. E të jesh socialist dhe të jesh dhe artist dhe të mos jesh i emocionuar kur ke përpara gra dhe vajza, është e pamundur. E nga ana tjetër unë nuk mund të pranoj dot asnjë leksion nga ata që kur ishin në qeveri e kishin qeverinë një çetë me burra dhe mbanin një grua të vetme për hajmali. E aq më tepër pastaj të marrësh leksion nga burra që i abuzojnë gratë për t’i bërë viktima, siç abuzuan me atë të shkretën që unë i thashë “motër”, ata thonë i tha “mostër” se duan ta përdorin viktimën për të luftuar me mua dhe me ne.“, tha Rama.
Edi Rama solli statistikat në ndihmë. Qeveria e tij është me më shumë gra, përfaqësimi gjinor në këshillat bashkiake është i barabartë, dhe kongresi do të jetë gjithashtu i përbërë nga gra dhe burra në perqindje të barabartë tha kreu i socialistëve.
“Por, sa më shumë të na luftojnë, aq më shumë na forcojnë. Saliu thotë “e kam dëgjuar nga Enver Hoxha”, por Enver Hoxha e kishte dëgjuar nga populli, kështu që unë për vete nga populli e kam marrë: Qentë le të lehin, karvani do eci përpara”, vijoi Rama.
Top Channel