Dashuria për jetën në sytë e një mashtruesi 24-karatësh. Johan Padan, i nobelistit Dario Fo flet shqip përmes aktorit Arben Derhemi në komedinë satirë me regji të Milto Kutalit.
Në Teatrin Eksperimental vjen pas udhëtimit në skenat e Kosovës e Maqedonisë, duke shënuar këtë të dielë shfaqjen e 100-të të saj. 12 karaktere në 6 dialekte nga goja e një mashtruesi, i cili i flet të gjithëve përmes mesazheve universale që përcjell pjesa.
“Ne e bëmë shqiptar mashtruesin sepse jemi mësuar të mashtrojmë pak. Të dielën bëhet shfaqja e 100 me këtë mashtrues, që na shoqëron prej 2 vjetësh. Kjo pjesë i flet të gjitha shtresave, politikës dhe njerëzve”, shprehet aktori protagonist.
“Johan Padan dhe Amerikat” do të vijojë të shfaqet këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, një shfaqje e cila është mbështetur nga kompania DigitAlb.
Top Channel