Me diell dhe temperatura relativisht të larta, si pritet moti për ditën e sotme
“LëvizAlbania” shpalli fituesit e raundit të tretë të konkursit të ideve, ku 11 organizata dhe 3 individë u përzgjodhën për fazën tjetër.
36 organizata jofitimprurëse dhe individë paraqiten përballë “Bordit të Granteve” dhe publikut, koncept-idetë përmes të cilave synojnë forcimin dhe rritjen e demokracisë vendore në zonat e implementimit të tyre.
“Rrjeti ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri, La Casa del Cuore, Një zë i barabartë, romë egjiptianë; Qendra për Ruajtjen e ekosistemeve natyrore; Fondacioni e shkuara për të ardhmen; Qendra mjedisore për mbrojtje dhe edukim; Qendra Blegtori dhe Zhvillim Rural; Epoka e Re; Tjetër Vizion. Këto janë organizatat, kurse individët janë Fatbardha Nergjoni, Shpresa Blaçeri dhe Harilla Koçi”.
Bordi i Granteve, i cili bëri përzgjedhjen e fituesve është i përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Në Bordin e Granteve është i pranishëm gjithmonë një përfaqësues i Ambasadës Zvicerane, e cila është edhe financuesja e kësaj nisme.
Top Channel