Njihuni me Saint!
23/02/2016 00:00
Më në fund publikohet edhe fotoja e parë e djalit të Kim Kardashian, Saint. Ka qënë e para gjyshja e tij, Kris Jenner, e cila ka postuar foto të vogëlushit në Instagram.
“Njihuni me nipin tim Saint. Ai është një dashuri dhe një dhuratë nga Zoti”, shkruan Kris.
Ndërsa Kim, e ka quajtur foton e parë të djalit të saj si një dhuratë për të atin, Robert Kardashian, që nuk jeton më, por që më 22 shkurt do të festonte ditëlindjen e tij të 72-të.
“Sot është ditëlindja e babait tim. E di që dëshira e tij më e madhe në botë do të ishte të njihej me nipërit e mbesat e tij. Prandaj dëshiroj të ndaj këtë foto të Saint me ju të gjithë”, shkruan Kim në faqen e saj në internet.
Top Channel