Rama, batuta me Vuçiç: BE-ja mbështet këta, sepse ne s’kemi Rusinë
22/02/2016 00:00
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve në Samitin e BERZH-it, në Londër, kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ndër të tjera, kryeministri Rama tha:
“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”, u shpreh Rama.
Top Channel