FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Duke publikuar të dhënat për inflacionin në muajin janar të këtij viti INSTAT theksoi se rritja më e madhe e çmimeve shënohet në zërin e arsimimit, gjë që i dedikohet frekuentimit të arsimit privat.
Ndërkohë që në mallrat e shportës, nuk janë më ushqimet që zënë zërin më të madh të shpenzimeve, duke u zëvendësuar nga shkollimi dhe shërbimi shëndetësor.
Inflacioni vjetor për muajin janar shënoi 1,5 përqind, duke qëndruar larg objektivit të Bankes së Shqipërisë që ka një inflacion të shënjestruar prej rreth 3%.
Sipas Institutit të Statistikave krahasuar me muajin Janar e 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %.
Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin Veshje e këpucë me -3,7 %, pasuar Transport me -2,5 %, dhe shëndeti me -1,6 %.
Në të njëjtën ditë INSTAT njoftoi se ka ndryshuar shportën e mallrave të konsumit, e cila shërben si bazë për matjen e inflacionit. Kështu pesha ushqimeve në shpenzimet e familjeve ka rënë në 2015 krahasuar me 2007, por ndërkohë zgjerimi i disa tregjeve si ai i arsimit privat apo i shëndetësisë kanë rënduar xhepat e familjeve shqiptare.
Sipas INSTAT në shportë janë futur 66 artikuj të rinj dhe hequr 6 të tjerë, pesha e cila është rishpërndarë po brenda shportës.
Top Channel