Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar lidhur me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit se, e rëndësishme është që të respektohen parimet e Kushtetutës.
Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të LSI-së, zoti Meta ka vlerësuar se e rëndësishme është edhe që kjo strukturë të jetë efikase.
“Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti. E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Pra, për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase. Kjo është mjaft e rëndësishme. Dhe po kaq e rëndësishme është se ky është varianti më i fundit, për të cilin PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it. Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe kryeministri. Tani i takon Parlamentit dhe komisionit të reformës në drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend”, tha Meta.
Top Channel