Shkodër, protestë për dëmshpërblimet e përmbytjeve

06/02/2016 15:40

Një përfaqësi e banorëve të Oblikës në zonën e nën-Shkodrës kanë zhvilluar paraditën e së shtunës një protestë ku kanë kërkuar që t’u jepen dëmshpërblimet për përmbytjet masive të vitit 2010.

Sipas protestuesve, ata kanë marrë vetëm 49 përqind të dëmit që u shkaktoi përmbytja dhe në këto kushte ata kërkojnë që qeveria t’i kompensojë.

Protestuesit me pankarta në duar kanë mbajtur të bllokuar për rreth 30 minuta njërën korsi të rrugës nacionale Shkodër- Muriqan duke kërcënuar se protesta e tyre do përshkallzohet deri në bllokimin e plotë të rrugës nacionale.

Ndërkohë, një javë më parë ishin banorët e Dajçit të nën-Shkodrës të cilët protestuan për të njënjtën çështje duke kërkuar që t’u jepen dëmshpërblimet e pamarra nga përmbytja masive e ndodhur 6 vite me parë.

Top Channel