Vladimir Putin pedofil?!

22/01/2016 14:40

Hetimet për vdekjen e spiunit rus, Aleksander Litvinenko nxjerrin gjithnjë e më shumë në pah emrin e Vladimir Putin. Sipas mediave britanike, Litvinenko pretendonte se ka ekzistuar  e regjistruar në video një marrëdhënie pedofilie e presidentit aktual rus.

Këto pretendime besohet se ai i ka publikuar në një blog të vetin në internet, ndërkohë që citohen edhe në dosjen hetimore të Sir Robert Owen, si pjesë e një raporti të gjatë që lidh emrin e Vladimir Putin me vrasjen e tij.

Deklaratat e spiunit rus besohet se janë bërë në vitin 2006-të, pas shpërndarjes me shpejtësi të një fotoje që tregon presidentin rus duke puthur në bark një fëmijë 5-vjeçar gjatë një shëtitjeje në Kremlin.

Litvinenko deklaronte se filmimi i Putin duke abuzuar një fëmijë ishte kryer në kohën kur presidenti aktual rus ishte ende student dhe në të njëjtin kat ku një prej politikanëve kryesorë rusë të asaj kohe ndodhej në shoqërinë e dy prostitutave. 

Në dosjen hetimore thuhet se Litvinenko ka pranuar që filmimi është shkatërruar prej Putinit dhe ndoshta kjo ka bërë që ai të arratisej prej Rusisë drejt Britanisë së Madhe.

“Publiku është i tronditur. Askush nuk mund ta kuptojë gjestin e presidentit rus që puthi në bark një fëmijë të mitur dhe të panjohur. Shpjegimi mund të gjehet nëse shohim me kujdes në të shkuarën e tij. Pasi u diplomua në Institutin Andropov, ku përgatiten oficerët e shërbimit sekret, Putin nuk u pranua në shërbimin e inteligjencës ndërkombëtare, por u dërgua në një pozicion më të ulët në Direktoratin e Leningradit. Kjo ishte një goditje e rëndë për një të diplomuar në Andropov dhe që fliste rrjedhshëm gjermanishten. Por eprorët e tij mësuan se Putin ishte një pedofil dhe kështu thonë edhe disa të tjerë që e kanë njohur atë gjatë periudhës kur ishte student në Institut”, shkruante Litvinenko.

Sipas spiunit rus, zyrtarët e Institutit nuk e raportuan këtë tek eprorët pasi kjo mund të shkaktonte një hetim që nuk do t’u pëlqente.

“Ndaj ata menduan si zgjidhje dërgimin e Putinit në një detyrë të rëndomtë, një zgjedhje e pazakontë për shërbimet sekrete”, citohet Litvinenko.

Ish-agjenti i shërbimeve sekrete ruse thotë se më vonë, me kalimin e viteve, kur Putin mori drejtimin e FSB-së (ish KGB) dhe po farkëtonte me kujdes kandidaturën për president, nisi të kërkojë dhe të shkatërrojë çdo material kompromentues që lidhej me të.

“Mes të tjerash, Putin gjeti videot që tregonin atë duke bërë seks me fëmijë”, shkruan Litvinenko në 2006-n. Ai më pas lidhi filmimet e Putinit me rastin e Yuri Skuratov, një politikan i lartë në Rusi, i cili ishte kapur në kamera në shoqërinë e dy prostitutave.

Në pjesën tjetër të postimit, cituar në dosjen e Sir Robert Owen, Litvinenko thotë se regjistrimi i Skuratov, Prokuror i Përgjithshëm në atë kohë ka ndodhur në të njëjtën rrugë, ndërtesë dhe kat ku është filmuar edhe Putin.

Më vonë, shkruan Litvinenko, gjatë skandalit të famshëm, Putin, sipas udhëzimeve të Roman Abramovich, shantazhoi Skuratovin me këtë kasetë duke i kërkuar atij dorëheqjen.

“Në atë bisedë, Putin i përmendi Skuratovit se edhe ai vetë ishte filmuar fshehurazi në të njëjtin krevat. Sigurisht, ai nuk i tha që bëhej fjalë për pedofili”, shkruan Litvinenko.

I gjithë ky rrëfim i Litvinenkos është pasqyruar në raportin hetimor të Sir Robert Owen, i cili thotë se “pretendimet e ish-spiunit rus janë nga më të rëndat”. Por a lidhen ato me vdekjen e tij?

Kremlini nuk ka komentuar asnjëherë drejtpërdrejtë pretendimet e bëra nga Litvinenko, por të enjten qeveria ruse kundërshtoi të gjithë hetimin duke e cilësuar raportin si “propagandë perëndimore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA