Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare thotë se 1% e vizitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në vend përtej afatit të vizës.
Duke cituar raportin e publikuar së fundmi nga ky departament, i cili ka nën mbikëqyrjen e tij dhe Agjencinë e Kufijve dhe Imigracionit e përfshin të dhëna mbi afro 45 milionë vizitorë që duhet të kishin ikur para datës 30 shtator 2015, Zëri i Amerikës thotë se mbi 416 mijë prej këtyre njerëzve ende nuk janë larguar nga vendi.
Vizitorët problematikë përfshijnë turistë dhe biznesmenë të ardhur për aktivitet pune. Duke u përqendruar pas kësaj tek Shqipëria, VOA vazhdon se nga 6 mijë e 123 shqiptare që hynë në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2015, 207 vetë ose 3.38% e tejkaluan afatin e vizës.
Sipas raportit, vizitorët nga vende që kanë marrëveshje për lëvizje pa viza kanë ritme më të ulëta të shkeljes së afateve se vendet e tjera, ku qytetarëve u kërkohet marrja e vizave. Raporti nuk përfshin lëvizjen e qytetarëve me rrugë tokësore, përmes kufirit kanadez apo atij meksikan.
Top Channel