Tensionet mes SHBA dhe Rusi nuk ndikuan aspak në takimin diplomatik të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe Ministrit te Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Zyrih.
Lufta civile në Siri ishte dhe boshti i bisedimeve të tyre, pak përpara sesa të zhvillohen negociatat e paqes midis qeverisë dhe opozitës siriane, të cilat janë planifikuar në 25 janar.
Qëndrimi i Sekretarit, Kerry ishte që Rusia të përdorë ndikimin e saj tek regjimi i Asadit me qëllim që agjencitë e ndihmave të mund të shkojnë menjëherë dhe pa pengesa tek të gjithë sirianët në nevojë, sidomos në zonat e rrethuara sikurse rasti i Madaya.
E ndërsa shefi i diplomacisë ruse, tha se bisedimet e paqes duhet të fillojnë këtë muaj në Gjenevë, ashtu sikurse ishin planifikuar pas asnjë shtysë apo bisedime paraprake.
Nderkaq Ban Ki Moon ka bërë me dije se OKB nuk do te levize asnje gur derisa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, dy fuqitë e mëdha që po asistojne ne procesin e paqes, të vendosin se cilët pale përfaqësues të opozitës siriane do të marrin pjesë. Por qendrimet diametralisht të kunderta të Moskës dhe Uashingtonit, kanë kërcënuar mbarevajtjen e negociatave. 25 janari pritet qe te jete nje zgjidhje diplomatike ekrizës 4 vjecare siriane.
Nderkaq sekretari amerikan John Kerry e la Zyrihun për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në qytetin turistik zviceran të Davos, per tju bashkuar udheheqesve te tjere te biznesit fhe figurave te tjera politke.
Top Channel