Kryeprokurori Adriatik Llalla ka hedhur poshtë shkrimet e mediave ndërkombëtare për lidhjet e Lazaratit me ISIS. Gjatë analizës vjetore të prokurorisë së Gjirokastrës, ai tha se të dënuar nga ky fshat janë për kultivim të bimëve narkotike.
“Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhura në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit shteti islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale”, tha Llalla.
Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi vartësve të tij në Gjirokastër të vlerësonë çdo indicie për të nisur hetimet në rastet e kontrabandës dhe korrupsionit, pasi në këtë rajon gjenden dhe disa pika doganore.
Top Channel