Lufta në Ukrainë/ Kievi dhe Moska drejt raundit të dytë të bisedimeve ballë për ballë, SHBA flet për hap të madh përpara
Kandidati republikan në garën për presidencën në SHBA, Donald Trump, mund të mos ketë simpatinë e pjesës më të madhe të ligjvënësve në parlamentin britanik, por pavarësisht kësaj ai do të lejohet që të hyjë në vend.
Parlamentarët britanikë shprehën mospëlqimin e tyre ndaj politikanit amerikan gjatë një debati që zgjati 3 orë, e që u zhvillua pasi 574 mijë njerëz nënshkruan një peticion për t’i ndaluar Trumpit hyrjen në ishull.
Në peticion thuhej se Britania e Madhe u kishte ndaluar hyrjen shumë individëve që me fjalimet e tyre nxisin urrejtje dhe se rregullat duhet të zbatohen në mënyrë të njëjtë si tek të pasurit, ashtu edhe tek të varfërit.
E megjithatë, debati përfundoi pa një votim dhe u vendos se vetëm ministrja e Brendshme, Theresa May mund të lëshojë një urdhër për të penguar hyrjen e dikujt në vend. Por gjithsesi, politikanët britanikë e bënë të qartë se nuk i pranojnë pikëpamjet kontroverse të Trumpit, veçanërisht premtimin e tij për t’u ndaluar hyrjen myslimanëve në SHBA apo sugjerimet se pjesa më e madhe e emigrantëve meksikanë janë përdhunues apo trafikantë droge.
Ligjvënësit përdorën epitete nga më të rëndat për Trumpin, duke e cilësuar atë një palaço apo të krisur.
“Nuk duhet të kesh një sferë magjike për të kuptuar se personi për të cilin flasim mund të jetë një biznesmen i suksesshëm, por ai është gjithashtu një palaço, i cili ka aftësinë e rrezikshme për të thënë gjërat më të pahijshme apo të pandjeshme për të tërhequr vëmendjen”, tha deputeti Gavin Robinson.
“Komentet e tij lidhur me myslimanët janë të gabuara. Politika e tij për të mbyllur kufijtë nëse zgjidhet president është një lajthitje dhe nëse ai takon një ose dy nga zgjedhësit e mi në ndonjë prej lokaleve të shumta në zonën time elektorale, ata mund t’i thonë se është një budalla që po e trajton çështjen në këtë mënyrë”, u shpreh Victoria Atkins.
Në fund të debatit, Zyra për Punët e Brendshme tha se SHBA është një prej aleatëve më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe dhe se është në interesin e vendit të kenë dialog me të gjithë kandidatët presidencialë.
Trump nga ana e tij, ka kërcënuar të anulojë investimet prej 700 milionë paundësh për fusha golfi në Skoci, nëse nuk do të lejohet të hyjë në vend.
Top Channel