Marok, arrestohet i dyshuari për lidhje me sulmet në Paris

18/01/2016 16:40

Autoritetet në Marok deklarojnë se kanë arrestuar një shtetas belg të lidhur me autorët e masakrave të 13 nëntorit në Paris, ku 130 persona mbetën të vrarë.

Personi i ndaluar është me origjinë marokene dhe ka luftuar në Siri në radhët e frontit Al Nusra, para se të bashkohej me të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Atentatet e Parisit mendohet të jenë përgatitur pjesërisht në Bruksel dhe policia belge ka arrestuar persona të shumtë në kuadër të hetimeve mbi to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA