Përkeqësimi i motit, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Elbasan

16/01/2016 10:30

Prefekti i qarkut të Elbasanit Arben Kamami ka mbledhur shtabin e emergjencave për të paralajmëruar marrjen e masave në prag të motit të keq me borë e ngrica që pritet të përfshijë vendin tonë. Prefekti kërkoi angazhim maksimal sidomos për mosbllokimin e rrugëve, sidomos ato që lidhin  fshatrat.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit tha se janë marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Sipas Sejdinit disa ndërhyrje janhë ende të pamundura për shkak të kushteve të motit, siç janë rikonstruksioni i urave të shembura. 

Kryetar i Bashkisë Elbasan

 

Nënprefekti i Librazhdit Enver Koçi kërkoi marrjen e masave sidomos për energjinë elektrike që fshatrat të mos mbesin pa drita për muaj të tërë siç ndodhi një vit më parë.

 

Moti i keq me borë e ngrica që do të përfshijë vendin tonë pritet të sjellë bllokime të rrugëvë dhe fshatrave të largët. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA