“Fiks Fare” tregon pronat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
12/01/2016 17:35
Emisioni investigativ “Fiks Fare” sjell sot me pamje disa prej pronave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nuk bëhet fjalë për ora apo aksesorë të tjerë të shtrenjtë, por për vila 3-katëshe, lokale dhe një pikë karburantesh, ku bashkëpronarë janë një drejtuese gjykate dhe një prokurore.
Investigimi i sotëm i “Fiks Fare” është në qytetin e Korçës, ku vetë qytetarët tregojnë se si sorollaten dhe “përplasen” dyerve të gjykatës.
Top Channel