Reshjet e dendura të shiut, përmbytje në Laprakë

06/01/2016 11:20

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dalje të lumit të Lanës nga shtrati, në Tiranë. Edhe pse bashkia një ditë më parë paralajmëroi një situatë kritike për këtë të mërkurë, në shumë zona të kryeqytetit kanë nisur efektet negative të motit të keq.

Në vendin e quajtur Fabrika e Tullave, rruga “Mersin Mema” në Laprakë sipas dëshmitarëve në zonë, uji ka nisur të hyjë në shtëpitë e banorëve.

Një ditë më parë, kreu i Bashkisë, Veliaj tha se në dispozicion të qytetarëve është numri 128 i bashkisë, ku ata mund të lajmërojnë për cdo situatë emergjence

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA