
Me fundin e vitit pritet të marrin fund dhe ditët e ngrohta, një fenomen i cili ka habitur jo pak. Ka qenë Ministria e Brendshme, e cila përmes një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se ditët e fundit të 2015 dhe ditët e para të 2016 do të shoqërohen me temperatura që pritet të zbresin deri në -15 gradë celsius në zonat malore.
“Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga parashikimet për ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit, keshillon qytetaret e veçanerisht drejtuesit e mjeteve, të bëjnë kujdes sidomos gjatë qarkullimit në akset me problematike. Moti pritet të jetë me vranësira e reshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Më tej, i bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm pasi ulja e temperaturave do të shoqërohet me ngrica të theksuara, të cilat në akset rrugore mund të krijojë probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të bëhet shkak për aksidente rrugore.
Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:
Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;
B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit;
Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;
Kukës – Kalaja e Dodës;
Kukës – B.Curri.
Shkodër – Koplik – Hani i Hotit;
Koplik – Theth;
Shkodër – Tamarë-Vermosh;
Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.
Burrel – Qafë Buall – Bulqizë;
Peshkopi – Maqellarë;
Librazhd –Stërblevë – Peshkopi;
Peshkopi – Kalaja e Dodës.
Elbasan – Librazhd – Prenjas – Qafë Thanë;
Pogradec – Korçë – Kapshticë;
Korçë – Qafë Qarri;
Ersekë-Leskovik – Tre Urat;
Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë;
Korçë – Lozhan – Moglicë;
Gramsh – Cërrik – Elbasan.
Berat – Poliçan – Çorovodë;
Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë;
Gjirokastër –Sarandë -Qafë Botë;
Vlorë – Orikum – Llogara-Himarë;
Qafë Gjashtë – Sarandë.
Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe drejtoritë rajonale të rrugëve do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve dhe forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmetet problematieke.
Ministria e Brendshme bën të ditur se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale.
Top Channel