Gjykata e Lartë, “arrest shtëpie” për Ismail Morinën

28/12/2015 12:10

Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Ismal Morinën, i njohur dhe si Ballist Morina.

Morina u arrestua në akuzën e armëmbajtjes pa leje dy ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi në tetor. Në makinën me të cilën udhëtonte Morina u gjetën dy pistoleta, plumba, dhe 36 bileta për ndeshjen, ku fitoi Serbia.

Gjykata e Tiranës më herët ka shpallur arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje.

Top Channel