Fluks në rënie në portin e Durrësit

27/12/2015 12:40

Në këto ditë të fundvitit, fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen për festa në atdhe ka ardhur në rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Durrës.

Të dielën, në portin më të madh të vendit mbërritën 2 798 pasagjerë dhe 560 automjete me 2 tragete të linjës Bari-Durrës, ndërsa burime zyrtare nga Kapiteneria e portit bënë të ditur se për shkak të fluksit të pakët trageti “Marina”, që kishte planifikuar ardhjen gjatë ditës së sotme, ka anuluar udhëtimin.

Një ditë më parë, në port mbërritën rreth 4 600 shtetas të tjerë me 4 tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës. Sipas burimeve, në ditët e ardhshme pritet një rritje e fluksit të hyrjeve në vend nga kjo pikë kufitare, ndërsa pas 1 janarit ky fluks do të ndryshojë kahun e lëvizjes, nga Durrësi drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Në përgjigje të këtij fluksi të shtuar lëvizjeje, Policia Kufitare ka vënë në dispozicion 28 sportele për të mundësuar përpunimin e shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve.

Top Channel