Kelmendi: 46 fëmijë të braktisur në 2015 në Kosovë

26/12/2015 00:00

Në Kosovë, 46 fëmijë janë braktisur gjatë vitit 2015, raportojnë të dhënat e ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë.

Në Klinikën Universitare të Kosovës aktualisht janë 6 fëmijë të braktisur, të cilët kanë probleme shëndetësore, ka raportuar shefi i divizionit të shërbimeve sociale, Bajram Kelmendi.

“Gjatë vitit 2015 janë paraqitur nga terreni 46 fëmijë të braktisur, pa përkujdesje prindërore. Prej tyre, 37 janë të braktisur menjëherë pas lindjes, derisa 9 fëmijë kanë mbetur pa përkujdesje prindërore për arsye të ndryshme, qoftë vdekje të prindërve ose të tjera”, thotë Kelmendi.

Familjet strehuese nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale marrin nga 150 euro në muaj, për t’u kujdesur për fëmijët e strehuar.

Top Channel