Ortodoksët, Janullatos: Krishtlindja të na sjellë paqe

25/12/2015 00:00

Qindra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar Krishtlindjet dhe janë lutur për më shumë paqe dhe mirësi.   

Në kishën ortodokse mesha u drejtua nga kryepeshkopi Janullatos, i cili tha  se e gjithë bota po përballet me varfëri, dhimbje dhe emigrim, ndaj në këtë ditë të shenjtë duhet të lutemi për më shumë paqe e dashuri të pastër mes njëri-tjetrit.

Në këtë ditë të shenjtë festohet lindja e Krishtit. Në të gjitha familjet besimtare, përveç urimeve shkëmbehen edhe dhurata.

Top Channel