
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Tiranë zgjodhi një tjetër formë për të përcjellë mesazhin e tij për reformën në drejtësi.
Përmes një fotomesazhi, në formën e një kartoline, Lu përmbledh të mirat që do të sjellë kjo reformë.
“Ky propozim ofron një mekanizëm për të shqyrtuar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë”, shkruan diplomati amerikan.
“Ai ngre një sistem më të mirë për të disiplinuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen. Riorganizon sistemin e Prokurorisë drejt një pune më të mirë, sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, vijon më tej ai.
“Ne bashkëndajmë pronësinë e këtij propozimi dhe e mbështesim atë fuqimisht”, përfundon mesazhi i ambasadorit amerikan Donald Lu.
Top Channel