Festat e fundvitit, Kryeministria me projeksion mesazhesh urimi

24/12/2015 00:00

Kryeministria i ka thyer në traditë projeksionet mbi murin e selisë së saj, ku shfaqen mesazhet e qytetarëve që urojnë për festat e fundvitit.

Pasditen e së enjtes, për të gjithë qytetarët u vu në dispozicion edhe një tjetër mënyrë për të dërguar urimet, përmes faqes së Kryeministrisë në seksionin “Urime”.

Në njoftimin e saj, Kryeministria, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, njoftonte se rikthehet nisma “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” për t’u gëzuar së bashku dhe për t’i bërë të gëzueshme festat edhe për ata, që kanë nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë.

Të ardhurat e mbledhura nga postimi i SMS-ve, fotove apo videove të urimeve do të shkojnë për bamirësi. Mesazhet mund të dërgohen në numrin 069 66 65 555. Këtë radhë, për herë të parë do të shfaqen edhe videomesazhe urimi.

Top Channel