Prokuroria mbyll hetimet për 29 inspektorët e INUV

23/12/2015 00:00

Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë dosjen kundër 29 inspektorëve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe ish kreut të tij Florenc Hoxha.

Ish zyrtari Hoxha së bashku me vartësit e tij në INUV dyshohen për shpërdorim detyre, pasi sipas organit të akuzës përgjatë një viti kanë lejuar bumin e ndërtimeve pa leje në Tiranë.

Prokurorët pretendojnë se të 30 punonjësit në INUV kanë lejuar ndërtimin e mbi 500 objekteve pa leje në Tiranë, ndërkohë që Hoxha në funksionin e kryeinspektorit nuk ka marre masa për prishjen e këtyre ndërtimeve në momentin e konstatimit. E disa raste thotë prokuroria të dyshuarit e INUV kanë vendosur edhe masën administrative gjobë duke urdhëruar edhe pezullimin e ndërtimeve, por më pas ndërtimet kanë vijuar.

Sipas prokurorisë, këto abuzime kanë ndodhur gjatë periudhës korrik 2012 – dhjetor 2013.

Top Channel