Kodheli, në 90-vjetorin e Forcave Detare shqiptare

23/12/2015 17:20

Forca Detare Shqiptare ka shënuar këtë të mërkurë 90-vjetorin e krijimit. Me blerjen e 2 anijeve të para “Shqiponja” dhe “Skënderbeg” më 25 dhjetor të vitit 1925 nisi zyrtarisht kontrolli i brigjeve dhe ujërave detare shqiptare.

Në ceremoninë e rastit, Forcat Detare u përshëndeten nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila vlerësoi si shumë të rëndësishëm misionin e saj.

Ndërsa komandanti aktual, Ylber Dogjani u ndal në historikun e Forcës Detare shqiptare me drejtues të parë kapiten Ahmet Kapedanin, i cila ka kaluar nëpër faza të ndryshme për të mbërritur deri në ditët e sotme, kur është konsoliduar dhe pjesë e strukturave të NATO-s.

Lufta e Dytë Botërore e shkatërroi plotësisht flotën detare, e cila u rimëkëmb pas vitit 1945, për të njohur një periudhë të errët në vitin e trazuar 1997.

Sot ajo siguron sovranitetin e hapësirës detare shqiptare dhe ndjek zbatimin e ushtrimit të ligjshmërisë në det në bashkëveprim me institucionet e tjera shtetërore me interesa në këtë hapësirë.

Top Channel