Fondacioni kulturor “Harpa” ka ndare çmimet e përvitshme të kthyera tashmë në një traditë për këtë organizate dhe qytetin e Fierit.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nuk kanë munguar figurat e njohura të artit, kulturës, politikës dhe medias nga Shqipëria e Kosova.

Çmimi i madh i është akorduar Akademikut Ali Aliu, si personalitet i shquar me kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kritikës së letërsisë shqipe.

Çmimi i karrierës i është dhënë profesor Mojkom Zeqos. Çmimi “Njeriu i vitit” iu dha gazetarit të Top Channel, Marin Mema, nën motivacionin për kontributin profesional në dobi të shoqërisë me ciklin “Shqipëria Tjetër”.

Shkrimtari më i mirë është shpallur Kiço Blushi, ndërsa poeti i vitit, Ilirjan Zhupa. Veç shumë çmimeve të tjera, Fondacioni “Harpa” ndau edhe disa çmime “In memoriam”, në nderim të figurave që nuk jetojnë më, mes të cilëve profesor Jorgo Bulo, aktorët Albert Verria dhe Fatbardh Smaja.

Një çmim i veçantë u dha edhe për Unionin e Gazetarëve, që drejtohet nga gazetari Aleksandër Çipa.

Top Channel