Lu: Të pasurit e blejnë drejtësinë; të varfërit e ata pa pushtet politik, viktima të korrupsionit

22/12/2015 10:30

Në mesazhin e radhës ambasadori amerikan Donald Lu ka këmbëngulur sërish tek reforma në drejtësi. Duke sjellë këndvështrimin e viktimave të korrupsionit, ambasadoi Lu përmenndi rastin e një gruaje që në gjykatë humbi fëmijet gjatë divorcit dhe të drejtën mbi pronën bashkëshortore.

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm lejon gjyqtarët e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por shkatërron jetën e njerëzve të ndershëm. Në një sistem të korruptuar viktimat shpesh janë gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë. Ndërsa të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktima”, tha Lu.
 
58 ndryshimet kushtetuese sipas ambasadorit amerikan ofrojnë një mekanizëm të qartë nga njëra anë për të vlerësuar të ndershmit, por nga ana tjetër për të larguar të korruptuarit e të paaftët.

Por ndoshta për shkak të deklaratave më të fundit të funksionarëve të drejtësisë se reforma nuk ishte gjithëpërfshirëse, ambasadori Lu pyeti: “Për sa kohë duhet të presim që të pasurit dhe të fuqishmit të thonë se nuk janë ende të kënaqur me këtë reformë në drejtësi?”.

Në tryezën për reformën në drejtësi dhe të drejtat e grave, u diskutua për dhunën ndaj tyre dhe mekanizmin ligjor që i mbron.

“Sot që ne flasim mbrojtja, mbështetja dhe kompensimi i viktimave të dhunës me bazë gjinore, paraqet shumë probleme në praktikë. Gjithashtu, pozita procedurale të dëmtuarit nga vepra penale, ku pjesa më e madhe e të dëmtuarve janë gra, është e dobët. Shumë nga garancitë procedurale për mbrojtjen e tyre, mungojnë në legjislacionin procedurial penal”, tha Vasilika Hysi, deputete e PS.

“Sistemi ynë aktual i drejtësisë dhe mbrojtjtes nga dhuna, zinxhiri i reagimit ka nevojë për shkundje. Për shkundje kanë nevojë të gjitha institucionet, policia që është pika e parë e kontaktit poër një grua të dhunuar. Mjeku i ambulancës ku paraqitet një grua e dhunuar, prokurori që ngre akuzën, gjyqtari që jep vendimin dhe gjithë hallkat e tjera në vijim”, tha Majlinda Bregu, kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Top Channel