Durrës, zjarr i madh në Xhafzotaj; vetëm dëme materiale

22/12/2015 16:40

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth orës 14:30 në Xhafzotaj të Durrësit.

Zjarri ka shpërthyer nga një kabinë elektrike, në afërsi të së cilës ndodhet një firmë që merret me përpunimin e lëndës drusore dhe ka përfshirë thasë me mbetje plastike të grumbulluara për riciklim, duke rrezikuar dhe përhapjen e flakëve drejt ambienteve përpunuese të firmës.
 
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilët kanë lokalizuar zjarrin dhe po punojnë për fikjen dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së tij.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Top Channel