Vdes Sulo Gradeci, shefi i sigurisë personale të Enver Hoxhës

19/12/2015 00:00

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare Sulo Gradeci, një nga njerëzit më të afërt të diktatorit Enver Hoxha.

Gradeci ka qenë shefi i shërbimit të sigurisë personale të Hoxhës për disa dekada, deri në vitin 1983.

Lajmin për vdekjen e tij, ndodhur mbrëmjen e së premtes, e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Pas rënies së diktaturës, Gradeci shkroi edhe një libër me kujtimet e tij dhe jetën pranë Enver Hoxhës, të cilin e cilësonte si mitin ose udhëheqësin e tij shpirtëror.

Top Channel