Policia e Kosovës: Kujdes në qarkullimin rrugor

19/12/2015 14:00

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë drejtuesit  e automjeteve që të respektojnë rrugore , t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, e sidomos të kenë kujdes të shtuar në orët e mbrëmjes dhe orët e hershme të mëngjesit kur paraqiten ngrica në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Policia thotë se referuar rasteve të ndodhura të aksidenteve në tërsi dhe në veçanti të atyre me pasoja fatale, si dhe duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, mjegullës, ngricave dhe të reshurave të mundshme të borës dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në disa akse rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Top Channel