Deputetët në paraburgim, reagon avokati

19/12/2015 14:00

Pas publikimit në media, të aktvendimit për vazhdim të paraburgimit prej 60 ditësh për deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli dhe për arrest shtëpiak edhe për 60 ditë për deputeten Donika Kada-Bujupi, ka reaguar sot avokati mbrojtës i kësaj të fundit, Arianit Koçi.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin avokati Arianit Koçi, ka reaguar rreth asaj që po ndodh, meqë ende asgjë nuk ka marrë me shkrim.

Koçi deklaron se Donika Kada-Bujupi teknikisht është e lirë.

‘Gjykata siç duket e ka vazhduar arrestin shtëpiak të Kada-Bujupit edhe pa propozim të prokurorit. Donikës i ka kaluar masa e arrestit shtëpiak. Donika sot teknikisht është e lirë derisa t’i dorëzohet asaj edhe mua aktvendimi për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak. Unë jam në Beograd dhe sapo kontaktova me klienten dhe me asistentët në zyrën time në Prishtinë. Deri më tash kur po flasim (ora 09:45min) asgjë nuk ka arritur nga Gjykata”,deklaroi Arianit Koci për Radio Dukagjinin.

Sipas Kocit problemi në fjalë rritet edhe për faktin se pa arritur aktvendimi nga Gjykata, mbrojtja nuk mund të veprojë

Top Channel