Ashtu siç ishte paralajmëruar, tetovarët edhe të premten do ngrenë zërin kundër ndotjes  së ajrit në qytetin e tyre.

Protesta do të mbahen në sheshin “Iliria”, me fillim prej orës 13:00, ku pritet pjesëmarrja masive e qytetarëve.
 
Kërkesa parësore e protestuesve është mbyllja e kombinatit Jugohrom, që është ndotësi kryesor i ajrit në Tetovë e rrethinë.
 
Pas paralajmërimit të protestave, Komuna e Tetovës ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha çerdhet, shkollat e mesme dhe ato fillore, gjë që u vlerësua si hap i ndërmarrë për t’i pamundësuar nxënësit e shkollave të mesme t’u bashkëngjiten protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA