Policët privatë, Loka: Jo të punësuar me precedentë

18/12/2015 14:35

Në shumicën e grabitjeve të parave të bankave, policia dyshon se efektivët e shoqërive private të ruajtjes fizike bashkëpunojnë me autorët.

Për këtë arsye, drejtori i rendit publik në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka kërkon nga këto subjekte që të tregohen të kujdesshëm sa i përket pesonave që rekrutojnë si ‘security’.

Gjatë një tryeze për sfidat e sektorit privat të sigurisë në vend, Loka iu referua edhe 2 nga grabitjeve spektakolare ku autorët kanë marrë miliona euro dhe ende nuk janë kapur.

“Nuk mund t’ia besojmë një institucion, një bankë, një hidrocentral çdo lloj personi që ka tendenca kriminale. Te grabitja që u bë tek Stacioni i Trenit një ndër punonjësit e policisë figuronte me probleme. Nuk mund të mbajmë në radhët tona dhe në radhët tuaja presona që kanë probleme në vetvete. Janë kontigjentë të krimit, janë të prirur sepse nuk mund t’ua besoshnjë shërbim të tillë. Kemi vënë kriter 5 veta të shoqërimit të vlerve monetare, pesë veta kishte dhe përsëri u vodhën lekët. Para disa ditësh, në Qafë Kashar, në mes të ditës, në rrugë nacionale aty ku çdo 30 sekonda kalon një automjet. Që tek përzgjedhja e atij elementi që do na ofroni si kandidat të mundshëm do të jetë puna juaj,e drejtuesve teknikë por dhe administratorëve”, thotë Gjovalin Loka, drejtor i rendit publik në Policinë e Shtetit.

Krahas kritereve që duhen forcuar në rekrutimin e punonjësve privat të sigurisë, në këtë tryezë u diskutua edhe për nevojën e rritjes së pagave në këtë sektor.

Top Channel