Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi, i shoqëruar nga ekipet e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe ekpsertë mjedisorë ka inspektuar sot zonën e ndotur në Belsh.
“Situata të tilla janë situata të rënduara mjedisore, jo vetëm për florën dhe faunën në zonës e ndotjes, por mbi të gjitha për shëndetin e popullatës që jeton këtu. Përgjegjësit për këtë ndotje do të përballen me masat më të ashpra që parashikon ligji”, tha Agasi.
Ekipet e ndodhura në terren kanë marrë mostrat përkatëse për të verifikuar subjektin që ka shkaktuar ndotjen, si dhe llojin e ndotësve të shkarkuar në liqenet e Belshit dhe zonës përreth.
Për të penalizuar shkaktarët e kësaj ndotjeje do të pritet dalja e rezultateve në javën e ardhshme.
Nëse verifikohet se ndotja që ka çuar deri në ngordhjen e peshkut që rritet në këto liqene ka ardhur nga subjektet e përpunimit të vajit që ndodhen në zonë, ato rrezikojnë sipas ligji të ISHMP-së masën “mbyllje të aktivitetit të punës së subjektit privat”.
Top Channel