Protesta e opozitës, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët

16/12/2015 20:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë për protestën e nesërme të opozitës.

Në mesazhin e saj, ambasada u kërkon qytetarëve amerikane që të qëndrojnë larg vendit ku do të mbahet protesta.

“Edhe protestat paqësore mund të kthehen në të dhunshme”, paralajmëron selia diplomatike e Uashingtonit qytetarët.

Top Channel