Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, Llalla në Paris

16/12/2015 17:35

Kryeprokurori Adriatik Llalla po zhvillon një vizitë në Paris, ku është pritur në një takim nga homologu i tij, Jean Claude Marin.

Në fokus të bashkëbisedimit ka qenë konkretizimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, atij financiar dhe terrorizmit.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra qendrore e akuzës në Tiranë, kryeprokurori Llalla e ka njohur homologun me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa e ka vënë theksin tek reofrma në drejtësi, e cila sipas tij do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të gjyqësorit.

Në këtë drejtim, dy kryeprokurorët kanë vlerësuar rëndësinë e përdorimit të taktikave dhe teknologjive të avancuara për të arritur sukses.

Nga ana e tij, zoti Marin ka garantuar zotin Llalla se, do të vijojë të mbështesë aktivitetin e prokurorisë shqiptare në luftimin e fenomeneve negative.

Në takim zuri vend edhe rreziku që vjen nga terrorizmi, sidomos pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, që u morën jetën 130 personave.

Këtu ka qenë zoti Llalla që ka garantuar homologun për angazhimin e Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA