Limaj humbet protestën, shkak gjyqi për korrupsionin

16/12/2015 00:00

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk ka mundur të marrë pjesë të mërkurën në protestën e opozitës në qytetin e Pejës.

Mungesa e tij është bërë për shkak se ai dhe bashkëpunëtorët e tij ka qenë në seancë gjyqësore, në të cilën po gjykohet për korrupsion për kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Këshilltari i tij, Endrit Shala, tha përmes telefonit se në vend të Limajt në protestë ka marrë pjesë bashkëthemeluesi tjetër i Nismës për Kosovën, ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi dhe sipas tij kështu do të jetë sa herë që aktivitetet e opozitës bëhen në të njëjtën ditë që janë caktuar edhe seancat gjyqësore.

Top Channel