OSHEE vendos transformatorin e ri në zonën e Kasharit

15/12/2015 14:30

OSHEE ka ndërhyrë në një nga zonat më problematike sa i përket mungesës së energjisë elektrike, duke vendosur në nënstacionin e Kasharit një transformator të ri.

Ky investim, sipas OSHEE, do të mundësojë furnizim cilësor për 4.000 biznese dhe abonentët familjarë për zonat përreth: Autostradës Tiranë-Durrës, Vorës, Kamzës, Institutit Bujqësor, ish-fushës Misto Mame dhe Yzberishtit.

Abonentët familjarë dhe bizneset në këto zona kanë depozituar ankesa të shumta drejtuar operatorit lidhur me mungesën sistematike të energjisë elektike, që sipas OSHEE janë shkaktuar nga gjendja tejet e amortizuar e transformatorit.

Top Channel