
“Nëse keni orën më të shtrenjtë se makina ime, atëherë me gjasa ju jeni të korruptuar”. Kjo ishte deklarata e radhës e fortë e ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Kryediplomati i Uashingtonit tha këto fjalë ditën e hënë gjatë Konferencës Gjyqësore Kombëtare përpara sallës së mbushur me gjyqtarë. Çfarë e nxiti këtë deklaratë të Lu-së. Me siguri ajo çfarë ka parë në sallë.
Ky ishte edhe vëzhgimi i Fiks Fare, që fiksoi me kamera aksesorët “modestë” të gjyqtarëve shqiptarë.
Gazetarët e Fiksit kanë gjetur modele të ndryshme orësh, çantash dhe parfumesh dhe më pas përmes një kërkimi në internet sjellin vlerën e tyre, vlera që shkojnë deri në 10-fish më shumë sesa paga e gjyqtarëve në sistemin shqiptar të drejtësisë.
Top Channel