Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia Mbipopullimi në burgje dhe zgjidhjet për këtë problem kanë qënë në fokus të një takimi mes drejtorisë së burgjeve, OSBE-së, ambasadës britanike dhe ministrisë së Drejtësisë.
Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig tha se mbipopullimi është një sfidë për sistemin e drejtësisë penale. Privimi nga liria tha ai duhet të jetë opsioni i fundit i dënimit, duke vënë theksin tek shërbimi i provës.
“Privimi nga liria duhet të jetë opsion i fundit, kjo masë duhet të aplikohet vetëm kur vepra penale është aq e rëndë saqë aplikimi i çdo mase tjetër do të ishte krejt e papërshtatshëm. Studimi ka rekomanduar që të shpeshtohen masat alternative të burgimit. Shërbimi i provës është të kontribuojë për një proces të drejtë të drejtësisë penale. Në rastet e duhura shërbimi i provës është më i efektshëm se burgu sepse kombinon dënimin me rehabilimit”, tha Raunig.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se mbipopullimi në burgje ka një sërë shkaqesh, duke i kërkuar prokurorëve që të përdorin edhe shërbimin e provës.
“Mbipopullimi është një situatë që është pasojë e disa fenomeneve që duhet t’i kurojmë një e nga një derisa të vijmë tek një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë”, u shpreh Manjani.
Edhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, mbështeti përdorimin e dënimeve alternative, për persona që nuk kanë rrezikshmëri të lartë, dënime që përdoren shumë rrallë nga Gjykatat.
Top Channel